Që Dinamoja e këtij sezoni ka diferencë të madhe me atë të sezonit që shkoi, është shumë e qartë. Jo vetëm pozicioni aktual në renditje, por edhe tregues të tjerë e vërtetojnë këtë gjë.

 

Një tregues për një skuadër më të pjekur dhe më kompetitive janë dy derbit e deritanishëm të sezonit. Kujtojmë që një vit më parë Dinamo vuante shumë në derbit me Partizanin dhe Tiranën, duke pësuar humbje njëra pas tjetrës. Tani situata ka ndryshuar.

Blutë nuk kanë humbur asnjërin prej dy derbeve që kanë luajtur deri tani, çka tregon se janë në nivelin e kërkuar për të pretenduar “Final 4”. “Nëndetësja” barazoi 2-2 në fushën e Partizanit dhe tashmë 0-0 në Vlorë ndaj Tiranës.

Po ashtu, skuadra e Dajës ka një bilanc të mirë edhe në raport me dy rivalë të tjerë, si Vllaznia dhe Elbasani. Bilanc negativ ka vetëm me Egnatian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb