MEKSIKË

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur dy persona të armatosur hapin zjarr në restorantin Playa Del Carmen në Meksikë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 11 tjerë.

Sipas pamjeve që duken qartë, dy personat me armë në dorë kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar në drejtim të atyre që gjendeshin në kafene. Pasi qëlluan mbi klientët, dy të armatosurit e dyshuar janë larguar me vrap nga vendngjarja, raporton “Daily Mail”.

Në mesin e të plagosurve janë gjashtë femra dhe pesë meshkuj. Prokurori i Shtetit tha se sulmi ka të bëjë me krimin e organizuar ku bandat kërkojnë para nga pronarët e lokaleve në këmbim të “mbrojtjes”. Në video shihen disa prej të plagosurve që shtrihen në tokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: