VLORE- Dy persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale kanë përfunduar në pranga, njëri prej tyre për prodhim dhe shitje narkotikësh, tjetri për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Bëhet fjalë për Nexhmi Nexhipaj, banues në Delvinë, i cili ishte shpallur në kërkim për “Prodhim dhe Shitje të Lëndëve Narkotike”, ndërsa ishte dënuar me 5 vite burg.

Mësohet se ndalimi i tij u bë në ambientet e Spitalit të Sarandës, pasi më 27 shkurt të vitit 2013, gjatë një kontrolli të ushtruar në trup dhe në banesën e tij u konstatuan 481.3 gr lëndë narkotike. 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej datës 1 gusht të vitit të kaluar.

Sakaq, në pranga ra dhe Aris Lamaj, 29-vjeç banues në lagjen “15-Tetori” të Vlorës.

Arrestimi i tij u krye në rrugën “Transballkanike”, pasi duke drejtuar automjetin e tij tip “Ford Focus” (pa targa), ka goditur 59-vjeçarin me iniciale M.M., duke i shkaktuar atij dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: