Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) njoftoi se dy nga punonjësit e saj ishin në mesin e të vrarëve në bombardimet izraelite në Liban.

“Sulmet ajrore izraelite në Liban po marrin pa mëshirë qindra jetë civilë”, shkroi shefi i UNHCR-së, Filippo Grandi në rrjetin social X.

“Me pikëllim të madh konfirmoj se dje u vranë edhe dy kolegë të UNHCR-së”, shtoi ai duke shprehur ngushëllimet e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: