Këto janë castet e dy të rinjve britanikë pak para se të vdisnin në një aksident automoliblistik. Në filmim ndodhet dhe momenti i aksidentit fatal që u mori jetën.

Mediat britanike shkruajnë se dy të rinjtë ishin të droguar dhe po udhëtonin me një Renaut Clio. Makinën e drejtonte Kyle Careford, ndërkohë që Michael Owen ishte pasagjer.

Në disa momente, teksa po ecnin me shpejtësi në një rrugë fshati, Michael i lutet: “Ngadalësojë pak vëlla, jemi me 90 (milje)”.

Kamera në makinën e tyre ka fiksuar momentin kur përplasen me murin e një kishe dhe rrotullohen disa herë. Më pas dëgjohet një grua duke thirrur: “Më dëgjoni, a është kush gjallë?”. Të dy u deklaruan të vdekur në vendin e ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb