Dy shqiptarë kanë arritur të arratisen sot nga burgu i Civitavecchia-s në Romë. Sipas informacioneve të Tg.com, policia italiane ka dhënë alarmin dhe ka nisr menjëherë kërkimet për ta.

Angelo Urso, sekretar i burgut shprehet se shqiptarët ishin duke ecur në oborr kur kaluar gardhin rrethues. “Ata janë kacavjerrë duke arritur të kalojnë murrin rrethues të burgut, dhe ia kanë mbathur”,- shton ai.

Sistemi që detekton kur ka lëvizje mbi mur ka rënë menjëherë dhe kështu kanë nisur hetimet. Në kërkim të shqiptarëve të arratisur është dhe një helikopter. Identiteti i personave të arratisur nuk bëhet ende i ditur.
auto_CARCERE-AURELIA1501427347
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb