Garda Civile arrestoi dy persona, 36 dhe 39 vjeç, me kombësi shqiptare, pasi në makinën e tyre u gjetën mbi 300 bimë marihuanë. Ata u arrestuan në Teruel dhe gjatë një kontrolli policor, u evidentua se njëri prej tyre, shoferi, mbante dokumentacion të rremë personal dhe i ishte ndaluar hyrja në zonën Shengen.

Arrestimi i dy shqiptarëve ka ndodhur pak ditë më parë në autostradën A-23 (pika kilometrike 105) kur Detashmenti i Qarkullimit Teruel ka bërë ndalimin e mjetit që qarkullonte në mënyrë të parregullt. Pas ndalimit, automjeti dhe pasagjerët janë hetuar.

Në bazë të fakteve, këta dy persona u arrestuan si autorë të dyshuar të veprës penale kundër shëndetit publik dhe një tjetër i falsifikimit të dokumenteve, si dhe u sekuestruan bimët e marihuanës.

Hetimet u kryen nga Posta e Gardës Civile Teruel, ku procedimet dhe të arrestuarit u vendosën në dispozicion të Gjykatës së Hetimit në Teruel.

Krimi kundër shëndetit publik mund të çojë në dënim me burg nga një deri në tre vjet. Nga ana e tij, krimi i falsifikimit të dokumenteve mund të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb