Forcat e policisë federale gjermane (Njësia e Kontrollit dhe Vëzhgimit Mobile Koblenz) arrestuan dy shtetas shqiptarë në BAB 64 (Dicke Buche) si pjesë e rikthimit të kontrolleve të kufirit të brendshëm.

Shoferi, një 60-vjeçar shqiptar, u identifikua me leje qëndrimi francez. Pasagjeri 22-vjeçar ka paraqitur një kartë identiteti greke, e cila rezultoi se ishte totalisht false.

Një revole e mbushur dhe një thikë u gjetën në automjet. Në bagazh u gjet edhe një thikë grushti. 22-vjeçarit iu gjetën gjithashtu edhe 18 gramë marijuanë. Hetimet zbuluan se të dy kanë të drejtë qëndrimi në Francë.

Policia Federale e Trierit refuzoi të lejonte 22-vjeçarin të hynte në territorin federal. Më pas ai u kthye në Francë. Shoqëruesi i tij 60-vjeçar u la i lirë. Ndaj të dyve ka nisur procedimi penal përkatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: