AUSTRI– Dy shqiptarë nga Kosova janë bërë “heronj” në qytetin e Eichfeld në Austri, pasi kanë hyrë mes flakëve të zjarrit për të shpëtuar një të moshuar brenda banesës. Shpërthimi i zjarrit ka ndodhur rreth orës 19:30 kur kalimtarët kishin njoftuar zjarrfikësit.

Ndërkohë, dy burra nga Kosova nuk kanë pritur dhe kanë hyrë mes flakëve të shtëpisë që po digjej dhe kanë nxjerrë jashtë një 69-vjeçar, shkruan eisfeldernachrichten.de, përcjell albinfo.ch.

Dy shqiptarët, njëri 41 dhe tjetri 44 vjeçar kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e gazit helmues dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë 69-vjeçari që u shpëtua është dërguar për trajtim mjekësor më të specializuar në Hanovër, pasi ka pësuar djegie më të rënda.

Zjarri është përhapur deh në ndërtesa të tjera pranë, pasi shtëpinë janë më distancë të afërt. Sipas mediave vendase, nuk ka persona të tjerë të lënduar si pasojë e zjarrit, ndërsa dëmet materiale llogariten në mbi 100 mijë euro. Shërbimi zjarrfikës dhe policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb