HOLANDË

Nuk ka zgjatur shumë aventura e dy shqiotarëve në Holandë, të cilët mundën të vjedhin një kamion, por u pikasën nga policia. Në ndjekje të tyre, ata janë përplasur me policinë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën A67, kur dy shqiptarët kanë vjedhur kamionin dhe kanë tentuar t’i shpëtojnë policisë.

Kamioni
Kamioni

Pasi autoritetet vunë re se diçka nuk shkonte me kamionin, i kërkuan shqiptarëve që të ndalonin për kontroll, por ata u larguan me shpejtësi. Menjëherëoficerët janë vënë në ndjekje të tyre, teksa shqiptarët kanë ecur për një distancë dhe më pas kanë ndalur kamionin duke u përpjekur të largohen.
Policia ka qëlluar në ajër, për t’i paralajmëruar shqiptarët dhe kanë mundur të arrestojnë njërin prej tyre, teksa tjetri është larguar.

Kamioni 2
Kamioni 2

Sipas policisë, dyshohet se një makinë tjetër ishte e përfshirë në vjedhje. Në të ishin pesë persona, pjesë e një grupi të organizuar për vjedhje mallrash në Holandë. Ky operacion vjen pasi ditët e fundit janë raportuar një disa vjedhje të kamionëve apo materialeve të tyre, teksa policia ka nisur hetimet nëse vjedhja e fundit ka lidhje me ngjarjet e mëparshme.

Kamioni 3
Kamioni 3

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb