Përleshje e egër me një të plagosur në Maroussi në Athinë. Një përleshje e ashpër ka ndodhur pasditen e së premtes në Rrugën “Nicolaos Plastiras” në Maroussi të Athinës. Sipas mediave greke “protagonistët” ishin dy shqiptarë.

Një burrë sulmoi një tjetër me një thikë, duke shkaktuar plagë të shumta në kraharor, krahë dhe këmbët. Menjëherë ka shkuar në vendngjarje policia dhe ambulanca dhe i plagosuri u transportua për në spital ndërkohë që agresori u arrestua nga policia.

Perleshje 2
Perleshje 2

Ende nuk është bërë publike se cili ishte shkaku i këtij sulmi të egër me thika mes dy shqiptarëve, shkruan “zougla.gr” referuar “marousi24.gr”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb