Skuadër e kujdesshme, por që nuk duhet të qëndrojë vetëm në pritje. Një gjë e tillë do të ishte e rrezikshme dhe Edi Reja e di këtë më mirë se të gjithë. Për këtë arsye, tekniku I kombëtares së Shqipërisë pritet të zbresë në fushë kundër Francës me dy sulmues, që gjithsesi duhet të sakrifikohen në funksion të ekipit që gjithsesi do t’I duhet të mbrohet shumë, duke para diferencën në kualitete me kampionët e botës.

Formacioni Shqiperise
Formacioni Shqiperise

Reja ka kohë për të zyrtarizuar 11-shen që do nisë ndeshjen nga minuta e parë, por gjithsesi përgatitjet gjatë grumbullimit në Durrës dhe seanca e parë stërvitore në Paris kanë dhënë një projektim për formacionin kundër Francës. Kështu, në portë pritet të kthehet Tomas Strakosha, ndërsa forma fizike e Frederik Veselit, çon Rejan drejt një mbrojtje me tre: Ismjali, Mavraj dhe Gjimshiti. Krahët pritet t’I besohen eksperiencës së Hysaj në të djathtë dhe Lenjanit në të majtë.

Risi në rolin e regjizorit në mesfushë mund të jetë ajo e Klaus Gjasula, gati për debutimin me ngjyrat kuqezi. Muskujt si gjithmonë në mesfushë I garantojnë Xhaka dhe Abrashi, por nuk përjashtohet mundësia që vendin e njërit prej tyre ta marrë edhe Memushaj, për më shumë teknikë pas dy sulmuesëve Cikalleshi dhe Balaj.

70177620 2304353369663879 1368753665749286912 N
70177620 2304353369663879 1368753665749286912 N

Reja mund të ndryshojë stradegji edhe pas seancës së fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, por sulmuesi shkodran sërish do të jetë zgjedhje e parë, ndërsa një vend titullari mund të kenë Uzuni ose Roshi për më shumë shpejtësi në kundësulm.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb