Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se dy të mëdhenjtë, duke pasur parasysh Ramën dhe Bashën nuk e duan ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Ngjela u shpreh se ata nuk duan që të ndryshojë sistemi zgjedhor, pasi kështu iu përshtatet më mirë interesave të tyre. Ndër të tjera, Ngjela deklaroi se opozita e re është më e mirë se e vjetra.

Mediu: Unë kam qenë kundër këtij sistemi, kam qenë për sistem të hapur. Qytetarët duhet të zgjedhin se kudh duhet të jetë në parlament e jo kryetarët e partive. Nuk është reforma zgjedhore që ka dërguar kriminelët në politikë. Në Shqipëri situata është shumë e rëndë. Nuk ka gjykatë dhe as prokurori. Duhet një drejtësi e pavarur, të pakapur nga individë të caktuar.

Unë mendoj se sot nëse flasim ne si opozitë për Kushtetueshmëri, duhet të përcaktojmë se duhet një tjetër sistem zgjedhor.

Ngjela: Ore çfarë sistemi doni ju…

Mediu: Sistemi më i mirë është proporcional.

Ngjela: Unë konstatoj se edhe Rama edhe Basha nuk duan ndryshim të sistemit zgjedhor. Nëse ndryshon kodi zgjedhor, as Rama e as Basha nuk zgjidhen në parlament.

Gjekmarkaj: Sa besim ke te ky parlament?

Ngjela: Shumë. Unë po të them se nuk e ndryshojnë sistemin dy të mëdhenjtë. E vetmja shpresë e përkrahjes nga ndërkombëtarët është opozita e re. Është më e mirë se ajo që iku.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb