Një ngjarje e rëndë e ndodhur ditën e enjte në Lushnje, ku dy të rinj, 20 dhe 23 vjeç, kanë goditur me gurë 43-vjeçarin Fabjol Cani.

43-vjeçari, i cili nuk flet dhe nuk dëgjon u transportua te Spitali i Traumës në Tiranë.

Nëna e tij, Fatbardha Hysi në një reagim për News24 ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet kritike, ndërsa ndodhet te Trauma.

“Djalit i kanë çarë kafkën me gurë. Të premten djali iu nënshtrua një operacioni, por gjendja shëndetësore e djalit vijon të jetë kritike. Ngjarja ndodhi të enjten, kur djali sapo doli nga xhamia

Dy djemtë e tjerë e goditën me gurë, njërin prej tyre e kemi fqinj, ndërsa tjetrin nuk e njohim.

Me fqinjët nuk kemi probleme. Djali nuk më ka shprehur më parë shqetësime, nuk e di shkakun përse dy të rinjtë e sulmuan”, ka deklaruara ajo.

Enea Korreshi dhe Irgi Nasufi, dy të rinjtë autor të sulmit janë arrestuar nga policia.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasit I. N., 20 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me gurë, një 43-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve”, thuhej në njoftimin e bluve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb