RUBIK-Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona. BalkanWeb ka siguruar pamje nga ngjarja e rëndë ku gjithashtu janë plagosur edhe 3 të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur pak më parë në afërsi të Rubikut.

Policia ndodhet në vendngjarje. Në aksident janë përfshirë një “Wolswagen” dhe një “Benz”.

Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor dhe sipas dyshimeve të para thuhet se shkak i aksidentit fatal është bërë një parakalim i gabuar. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se  personat që kanë humbur jetën janë  dy drejtuesit e mjeteve Jak Syla, 63 vjeç dhe  Myftar Kovaçi, 52 vjeç. Gjithashtu një pasagjere femër është nisur me helikopter për në Tiranë. Sipas policisë, shtetasit e plagosur janë me iniciale N.K. F.K dhe L.D.

Njoftimi i policisë:

Mirditë Informacion paraprak Sot, rreth orës 15:00, në autostradën Milot – Rrëshen, në vendin e quajtur Fang, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti tip Volksëagen me targë AA943NP me drejtues shtetasin J.S. 63 vjeç, banues në Fushë Arrëz dhe mjeti tip Benz me targë AA182TY me drejtues shtetasin M.K. 52 vjeç, banues në Has. Për pasojë kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe janë plagosur 3 shtetase ( pasagjere te mjeti Benz), N.K. dhe F.K. po transportohen në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ndërsa shtetasia L.D. po transportohet për në spitalin e Traumës në Tiranë me ambulancë. Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb