Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur mëngjesin e së enjtes në qytetin Cetinje, rreth 40 kilometra larg kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës.

Sipas policisë malazeze, pranë Qendrës Sportive të qytetit ka ndodhur një shpërthim. Dy viktimat janë: Petar Kalugjeroviq dhe Dragan Roganoviq, të dyshuar si anëtarë të klanit kriminal “Shkalar”.

Policia thotë se edhe dy të plagosurit janë anëtarë të të njëjtit grup kriminal, ndërsa i plagosuri i tretë është një e moshuar nga Cetinje, e cila në momentin e shpërthimit ka qenë duke kaluar pranë vendit të ngjarjes.

Ekspertët thonë se lufta mes grupeve kriminale në Mal të Zi është ndër më të ashprat në rajon, ndërsa përplasja mes grupeve rivale mafioze “Shkalari “ dhe “ Kavaç” ka shkaktuar dhjetëra viktima jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në Europë, përfshi Austrinë dhe Greqinë.

Policia lokale beson se grupet malazeze, me ndihmën e atyre serbe, kanë marrë në dorë trafikun e drogës nga Amerika e Jugut, duke u bërë lojtarë kryesorë në krimin e organizuar në Evropë. Konflikti mes dy grupeve nisi pas zhdukjes së rreth 200 kilogramëve kokainë në portin spanjoll të Valencia

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb