Dy tërmete me magnitudë 5,9 dhe 6, goditën mengjesin e sotëm brigjet i ishullit Sumba, në jug të arqipelagut indonezian, njoftoi instituti gjeologjik amerikan USGS.

Tronditja e parë u regjistrua në orën 23:59 GMT në një thellësi prej 10 km dhe rreth 40 km nga Sumba, ku jetojnë 750 000 banorë.

Një tronditje e dytë me magnitudë 6 ra vetëm 15 minuta më pas në të njëjtën zonë në një thellësi prej 30 km.

Sumba ndodhet 1 600 km në jug të ishullit Sulavesti, ku një tërmet dhe cunami ka shkaktuar deri tani të paktën 1 234 personave.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb