Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD-së dhe Kuvendit, në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24 tha se për dy tre ditë rrjesht kishte probleme me luajtjet e tensionit dhe aritminë, pas incidentit që ndodhi në protestën e fundit të thirrur nga Partia Demokratike.
Gjekmarkaj tha se si rezultat i presionit të fortë nga policia, ndjehu në atë moment një ngadalësim të frymëmarrjes, çka më pas më detyroi të largohem drejt spitalit.
“Ngjarje të tilla nuk duhen të përsëriten jo vetëm për Agron Gjekmarkajn, jo për deputetë, por për asnjë qytetar të thjeshtë që proteston”, tha Gjekmarkaj.
Nënkryetari i Kuvendit tha se gjatë qëndrimit në spital ishin 7 ose 8 deputetë socialistë që janë interesuar për shëndetin. “Prisja edhe të tjerë, por kanë munguar, ndoshta nuk e kanë pasur atë kurajon”, tha Gjekmarkaj.