Një përmbytje vdekjeprurëse e shkaktuar nga shiu i rrëmbyeshëm në malet Tatra të Sllovakisë ka vrarë të paktën dy persona dhe ka lënë katër të plagosur.

Dy viktimat femra, një polake dhe një shtetase çeke, vdiqën në shtegun e ecjes në Luginën e Monkovës, kur streha ku ndodheshin edhe 14 persona të tjerë u godit nga një ortek uji, balte dhe gurësh. Ekipi sllovak i shpëtimit dërgoi dy ambulanca dhe dy helikopterë shpëtimi në vend dhe transportoi disa nga të plagosurit në spital.

” Një stuhi e tmerrshme nisi nga hiçi edhe pse kishte qenë me diell gjatë gjithë ditës”, tha kryetari i fshatit të afërt të Ždiar, Pavol Bekeš. Sipas tij, niveli i lumit u ngrit shumë shpejt para syve të njerëzve. Vendasit ishin të parët që shkuan në ndihmë të turistëve, por lumi dhe pemët e rëna ua vështirësuan situatën.

Sipas Administratës së Parkut Kombëtar Tatra, shtegu i ecjes në Luginën e Monkovës, tani është i mbyllur. Paralajmërimet e motit për stuhi mbeten në fuqi për pjesën më të madhe të Sllovakisë, përgjatë fundjavës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: