FRANCË

Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në pranga të Policisë në Francë nën akuzën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Siç raportojnë mediat e huaja, në pranga ka përfunduar shtetasi me origjinë shqiptare, A.D, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë bllokuar edhe 5 kg drogë e llojit kokainë.

Policia në raportin e saj tregon se shqiptari ishte shpallur në kërkim në vitin 2017 së bashku me një bashkatdhetar dhe tre shtetas italianë. Ndaj tij janë ngritur një sërë akuzash për shpërndarje droge në provincat Sondrio, Lecco dhe Como.

Kapet
Kapet

Sasia e drogës dyshohet se vinte nga Holanda dhe për këtë vijojnë hetimet intensive për zbërthimin e grupit me të cilin bashkëpunonte shtetasi shqiptar.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb