SHBA

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po divorcohen pas dy vitesh martesë. Këngëtarjaka paraqitur kërkesën për divorc nga Affleck më 20 gusht, sipas dokumenteve gjyqësore. Lopez dorëzoi dokumentet në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit raporton TMZ.

Ata ishin martuar zyrtarisht në korrik 2022 në Las Vegas. Zëdhënësit e aktorëve Lopez dhe Affleck nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Lajmi vjen pasi u përhapën thashethemet për një ndarje të mundshme dhe të dy nuk ishin parë aq shpesh së bashku. Çifti u takua për herë të parë dhe u fejua në vitin 2002, por u ndanë në vitin 2004.

Affleck u martua me aktoren Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë. Ata u ndanë në vitin 2015 pas 10 vitesh martesë dhe finalizuan divorcin në vitin 2018.

Lopez u martua me Marc Anthony në 2004 dhe mirëpriti binjakët me këngëtarin në vitin 2008. Ata u divorcuan në vitin 2014. Ylli i “Hustlers” ishte gjithashtu e martuar më parë me aktorin Ojani Noa dhe balerinin Cris Judd, dhe ishte e fejuar me Alex Rodriguez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb