TIRANË- Kush do ti marrë çelësat e Bashkisë së Shkodrës? Në garë janë dy zonja të cilat në përballjen për herë të pare, për programin, në emisionin “Studio e Hapur”, nuk i kursyen akuzat dhe treguan se janë të afta të luftojnë dhëmbë më dhëmbë për atë bashki.


Ato janë Keti Bazhdari që përfaqëson ASHE-në dhe Voltana Ademi që përfaqëson APPD. Gjatë kësaj interviste zonja Bazhdari akuzoi kundërshtaren se nuk ka asgjë të re në programin e saj, madje disa prej pjesëve i ka të kopjuara nga projektet ekzistuese. Ndërsa në zonja Ademi e fokusoi debatin e saj tek nevojat që ka qyteti i Shkodrës, tek problemet ekonomike dhe sociale, të cilat sipas saj janë thelluar që kur socialistët kanë ardhur në pushtet.


Si ka ecur fushata deri tani për ju zonja Ademi? Ku po përqendroheni më shumë? Si ju kanë pritur shkodrantët në terren?


Voltana Ademi: Kemi nisur në fakt takimet derë më derë në kontaktet direkte me qytetarët, jo vetëm për të diskutuar mbi problematikat, por sidomos për të gjetur zgjidhje, Kjo është gërshetuar në takimet që ne kemi pasur në të gjithë territorin me grupe të interesit, për të diskutuar dhe për të marrë konsultimin përfundimtar apo për të përfunduar me një konsensus për programin tonë elektoral, për programin tonë qeverisës në Shkodër. Takimet kanë qënë të frytshme, ka pasur pjesëmarrje, kontakti direkt është konkret, është real, është një mundësi për të diskutuar sidomos nga afër me njerëzit, për hallet e tyre. Kjo është e lodhshme, por unë kam pasur mundësinë që të jem në të gjithë komunat që përbëjnë tani bashkinë e re të Shkodrës, në fshatra dhe në qytet gjithashtu. Nga kjo kuptova që është një risi në të bërit fushatë dhe në mënyrën se si bëhet fushatë. Kuptohet, unë vij nga një eksperiencë dhe karrierë politike dhe kam pasur mundësi ta shoh në Angli para 10 vjetësh, është një mënyrë shumë e mirë për ti përfshirë njerëzit, për ti bërë pjesë të zgjedhjeve. Fokus grupet dhe grupet e interesit japin një input të rëndësishëm që është sa teknik dhe kontribut për ne, për të përmirësuar programin tonë dhe për të bërë diçka më shumë për to. Në këtë drejtim ne kemi zhvilluar disa takime me grupe për çështje që lidhen me bujqësinë, agrobiznesin, me artin, kulturën traditën, shërbimin social, me rininë, pra janë grupe të rëndësishme. Personat në nevojë gjithashtu kanë qenë pjesë e këtyre diskutimeve.

Ju keni prezantuar një program ndërkaq, pra po merrni inpute që e pasurojnë…

Voltana Ademi: Ne po e pasurojmë programin jo vetëm në territor, jo vetëm në takimet me banorët, por edhe në takime të fokusuara për çështje prioritare në programin që po prezantoj unë dhe Partia Demokratike në Shkodër.

E njëjta pyetje për ju Bazhdari…
Keti Bazhdari: Është një eksperiencë shumë e bukur, magjike mund të them jo vetëm të asaj që ne kemi mundësi të japim për komunitetin, imazhin, për rritjen e qytetarisë, për të shprehurit qytetar përmes fushatave, por edhe rritje personale, kupton shumë mekanizma të fushatës. Të qënit grua të bën të jesh më e matur më e tërhequr, të jep mundësi të ofrosh një mënyrë, një model të ri në qasjen ndaj fushatave. Nuk është situata më e lehtë e mundshme, fushata zhvillohet në një ambient ku mbizotëron prej vitesh një forcë politike dhe ngritja e hapsirave për të dhënë një mesazh ndryshe kërkon fantazi, hapje dhe mbështejte me elementë që vijnë nga shoqëria civile. PS më ka dhënë gjithë mbështetjen e saj për të përfshirë dhe bërë pjesë të programeve shumë elementë nga shoqëria civile, njerëz me potencial në qytet, një suport i mirë për fushatën. Pritshmëritë e mija kanë qenë shumë të përafërta me rezultatet që do marrim.

Deri tani fushata e kundërshtarëve si iu është dukur pozitiviste? Ka patur diçka që ju ka shqetësuar në mënyrën si po bëhet fushatë nga kampi tjetër? Apo jeni thjesht të fokusuar në fushatën tuaj dhe kampi kundërshtar është jashtë vëmendjes?

Keti Bazhdari: Ne kemi zgjedhur të bëjmë një fushatë pozitive që në fillim dhe ky ka qënë mesazhi që unë kam, në njëfarë mënyrë i kam dhënë pjesës së grupit organizator, por edhe nga PS dhe shoqëria civile e kanë mikpritur, kanë dashur një fushatë që jep alternativë zhvillimi dhe nuk merret me baltosje apo shpifje të forcës tjetër politike. Nuk mund të them të njejtën gjë përsa i përket pjesës tjetër, apo atyre që drejtojnë PD, këtu nuk do përfshi të gjithë demokratët në Shkodër, nuk dua të përfshi as vetë zonjën Ademi por drejtues me mendësi të vjetër nga PD prej të cilëve edhe ajo vetë duhet të distancohet për imazhin e mirë që duam ti japim fushatës. Këto figura me mendësi të vjetër po mundohen të përdorin elementë të njollosjes apo të fyerjes personale, që nuk kanë vlerë të shtuar në vota, ato vetëm sa prishin atë që ne duam ti japim elektoratit. Nëse duam një model të ri, në fushatë duhet ndërtuar, nuk duhen përdorur të njejtët elementë të vjetër dhe të themi që po japim elementë të rinj.

E njëjta pyetje për ju zonja Ademi…
Voltana Ademi: Duke mos ndarë, duke kërkuar dhe respektuar në mënyrë rigorize etikën mendoj që në fushatë dhe atë që mund të bëjmë në Shkodër, është ti drejtohemi qytetarëve për të vërtetat. Le ta themi të vërtetën me forcë duke respektuar njerëzit. Kjo është e vërteta e fushatës sonë, ne kështu po e bëjmë, po themi të vërtetën edhe pse ajo shpeshherë rëndon tek njerëzit. Kur i thua të vërtetat mbase mund të ketë interpretime të ndryshme politike, por kur bëhet fjalë për çështje që lidhen direkt me jetën, me punën me mirëqenien e sigurinë, këto të vërteta janë pjesë e fushatës elektorale.

Pra ju thoni që këto nuk janë baltosje, por janë të vërteta?

Voltana Ademi: Janë pjesë e një realiteti që ekziston në Shqipëri, që ekziston në Shkodër, ekziston në qeverisje në atë çfarë ndodh në ekonominë dhe familjen tone. Ne jemi angazhuar që mes platformave, diskutimeve publike, asaj që propozojmë për të ardhmen që i ofrojmë Shkodrës, mundësive për zhvilllim, të mund të tërheqim njerëzit, për të votuar për alternativën tone, më të mirën. Kjo do të thotë fushatë, përfshirje e njerëzve në vendimmarrje që përfundon me votë, kjo është fushata jonë.

Ndërsa zonja Bazhdari flet për baltosje ju e keni ndjerë këtë nga kampi tjetër zonja Ademi?

Keti Bazhdari: S’ka si e ndjen se ne nuk e kemi përdorur në asnjë moment…

Voltana Ademi: Në Shkodër qeveria do mbajë përsipër përgjegjësinë e një proçesi shumë të rëndësishëm, është detyrë ligjore, do të duhet ta respektojë atë. Kuptohet, paanshmëria, çështjet që lidhen me rregullimin e proçesit, blerja e votës, përdorimi i pushtetit në proçes e me radhë janë çështje që shkojnë përkundrejt…

Ju po thoni që kjo gjë po ndodh që tani?

Voltana Ademi: Ka ndodhur, ka raste që këto janë bërë edhe publike..

Keti Bazhdari: Ka montime interneti…Voltana ndoshta duhet të vësh ndonjë presje në fjali apo çfarë.. ne kemi refuzuar mundësi për të realizuar montime videosh, është e thjeshtë për të gjithë ne. Kemi pasur mundësi ti bëjmë, por nuk kemi zgjedhur këtë lloj fushate, kemi zgjedhur fushatën e alternatives. Mua nuk më shqetëson politika e përdorur deri më tani. Voltanës i dhashë një këshillë, të distancohet nga elementë pa risi për Shkodrën mund të jenë në kryte të PD por nuk janë figura…

Ndonjë emër konkret?

Keti Bazhdari: Nuk po i hy debateve po po i them me Ramizin (Ramiz Çoba) nuk shkohet shumë larg..Sa për alternativë nuk kam parë shumë të dhëna tek programi i detajuar nga stafi i kampit kundërshtar.

Po, flasim për programet e njëjra-tjeterës..E keni vërejtur atë të kundërshtares dhe çfarë keni parë?
Keti Bazhdari: Nuk është bërë një proces, ne nuk prezantojmë letra por këta nuk kanë pasur proces për të arritur tek ky program. Ne e kemi filluar këtë proces që një muaj më parë me gjithë grupet e interesit, me staf që ka ekspertizën e duhur, 90% nga shoqëria civile. Kemi tashmë një maket programi të cilin ia kemi kaluar publikut. Kanë pasur mundësi të ndjekin live të gjithë qytetarët jo vetëm të Shkodrës.

Pse thoni që kampi kundërshtar nuk ka asnjë projekt?
Keti Bazhdari: Përqëndrimi i fushatës së kampit kundërshtar është kryesisht në 90% i përqendruar tek fushata politike, tek baltosja, merren me detaje pa lidhje, përfitojnë nga fushata dhe nuk mbajnë përgjegjësi për ato që thonë, dizinformojnë nëpërmjet internetit, përdorin elementë distriuktivë për të dhënë mesazhe të pavërteta, që nga pozicionimi im politik nëse vij apo ju unë nga PS. Kjo pse bëhet? Sepse ndjejnë frikën e fuqishme të humbjes, për faktin se PD nuk është mësuar në 20 vite të bëjë fushatë, forma e vetme është idelogjia, mbjellja e ideve fikse tek njerëzit, në krye të saj ka elementë që nuk njohin sistem tjetër, në këtë dhe atë sistem. Këta persona marrin peng PD në Shkodër.

Voltana Ademi: Unë mendoj se duhet të fokusohemi tek ato gjëra që ju interesojnë qytetarëve. Asnjëherë nuk duhet të kthehemi tek viti zero, nuk duam në asnjë mënyrë që të përsëritet se është e rëndë. Ne vijmë në propozimet tona në sajë të një historie, tradite, pune, eksperience, ekspertize, planifikimi strategjik territorial që në fakt e kanë bërë njerëzit në Shkodër. E kanë parë këtë si mundësi për zhvillim gjatë viteve në Shkodër. Kam punuar në organizuata të rëndësishme me ekspertë në Shkodër dhe kuptova që të gjithë grupet e interesit kanë qënë të përfshira dhe në Shkodër ka dokumente të rëndësishme që tregojnë linja të rëndësishme të zhvilimit, sipas sektorëve që kanë parë dritën e zhvillimit. Kjo është një bazë e mirë e zhvillimit, nuk e fillojmë asnjëherë nga viti zero. Unë e njoh mirë Shkodrën, duke pasur eksperincë në këtë kamp kam pasur dijeni të shtoj dhe të përmirësoj atë që njerëzit duan në Shkodër. Kemi marrë konsensusin e njerëzve, me rëndësi është të kesh gjithëpërfshirje. Do ta realizosh këtë me pjesëmarrje

Ju nuk iu përgjigjët akuzave të zonjës Bazhdari për një lloj destruktiviteti…
Voltana Ademi: Mendoj që duhet të respektojmë njëri-tjetrin dhe të pranojmë të vërtetat.Në Shkodër ka një situaë të rëndë ekonomike,papunësi, administratë e korruptuar. Emërimet në Shkodër nuk bëhen sipas ligjit të nëpunësit civil por janë politike dhe nepotike, i kemi denoncuar publikisht.

Keti Bazhdari: Duhet të respektojmë kohën se kështu është fol shumë e mos thuaj asgjë…

Zonja Ademi, a ka tensione në fushatën tuaj? Zonja Bazhdari po thotë se po mundohen të më baltosin, thotë po ka një lloj destruktiviteti…Përgjigjia juaj cila është?

Voltana Ademi: Ne, PD kemi qenë korrekt, vijojmë të jemi korrekt dhe do të kërkojmë që të respektohet procesi deri në fund. Nënkuptoj të gjitha hapat e procesit që nga kursi politik, angazhimi politik dhe procesi që është shumë I rëndësishëm.

Keti Bazhdari: Vendosja e kohës është perfekte, nuk e marrin kohën kot njerëzit që s’kanë ide…

Voltana Ademi: Unë mendoj që koha në emision ka qenë e balancuar..

Keti Bazhdari: Nga kampi kundërshtar nuk kemi parë një proces që është zhvilluar, por është bërë një proces por sa për sy e faqe. Këta bënin takime me punonjës të Bashkisë apo me simpatizantë të PD. Ne e monitorojmë si fushatën e tyre ashtu dhe tonën, por nuk kanë asnjë alternative. Kanë marrë informacione apo plagjiatura nga organizuata dhe i kanë përshtatur…

Voltana Ademi: Është mirë të ruani etikën…

Ajo po bën një akuzë, etiknë pa tjetër…
Keti Bazhdari: Flas për plagjiaturë sepse programi juaj ka dalë direkt pas tonit. Keni marrë frymën dhe strukturën tonë, plagjiaturë e pastër, copy paste nga projektet e organizatave. Kemi marrë dhe print screen nga interneti në mënyrë që të mos ndërrohet. Tek menaxhimi i territorit infrastrukturës dhe rritjes së konkurrueshmërisë në rajon, e marrë copy paste nga një program i bërë nga Eptiza për projektin e zhvillimit të Shkodrës, projekt ky i mbetur në sirtaret e bashkisë nuk është cituar mirë që po merret nga ky program. Plagjiatura e dytë po prape nga Eptiza, zhvillimi i zonave rurale..Projekte të lëna në sirtar i marrin copy paste dhe mendojnë ti fusin në program, po ashtu edhe zhvillimi i zonave urbane nga studimi i Hydeas.. Aq kopjim është sa plagjiatura 5 është marrë nga menaxhimi i Parkut Kombëtar Tomorr në Berat, të pacituar po për menaxhimin e mbetjeve urbane.. Ky është sistemi. Ne kemi bërë 12 takime të mirëfillta me program me ekspertë të fushave.

Voltana Ademi: Kam pasur rastin të punoj për projektin e zhvillimit Eptiza të të gjitha dokumenteve për disa Bashkinë nuk fillojmë asnjëherë nga viti zero, Ekspertet që kanë punuar në Shkodër që janë pjesë e organizatave ndërkombëtare janë pjesë e punës në stafit tonë historiku është pjesë e realizimit të strategjive jemi mbështetur diku për programin tonë për një platformë të strukturuar. Ne nuk mund ta fillojmë nga zero. Mund të dërgoni pyetje tek Voltana .

Keti Bazhdari: Është copy paste, Po me projektin e Tomorrit ç’patët? Na sqaro pse e ke marrë copy paste?

Voltana Ademi: Duhet respektuar etikë, akuza është e pavend dhe jashtë normave…Në momentin që ne i referohemi një dokumenti strategjik që është publik është i mundur është një bazë e financuar…

Keti Bazhdari: Këto që po them janë të vërteta.

Pra zonja Ademi ju e pranoni që jeni bazuar aty…

Voltana Ademi: Dokumentet bazë janë strategjik nuk mund të fillohet nga zero, flas për projekte të zhvillimit urban, zhvillimit strategjik, zhvillimin policentrik të Shkodrës aq më tepër që hata territoriale e bazuar…flasim për një zhvillim të tokave për karakteristika të ndryshme .Ajo që do duhet të bëmë është të kihet vetëdije dhe dakordësi për mënyrën se si duhet ta bëjmë.

Pra thjesht jeni bazuar tek tradita. Kjo në kontekstin e ndarjes së territorit.

Keti Bazhdari: Po është kopjuar fjalë për fjalë edhe me gabime ortografike. Janë strategjitë të marra dhe të cituara.

Voltana Ademi: Për korrektesë në webin që është i hapur për të gjtihë VoltanaAdemi.al ju mund të gjeni gjithçka ne kemi realizuar me grupet e interesit.

Keti Bazhdari: Vetëm 3 takime keni bërë.

Voltana Ademi : Është një mundësi reale për të qenë gjithnjë të hapur…
Keti Bazhdari: Për sa i përket pjesës së programit më duket tallje me qytetarët se vjen për shkak te mentalitetit të kësaj force politike këta e kanë marrë votën afrofe pa meritokraci. Punësimet në administratën e bashkisë janë bërë me nepotizëm dhe klientelizëm. Për pjesën e bashkisë ajo ka qenë përgjithësisht hermetike nuk ka dhënë info as për vetë anëtarët e këshillit bashkiak, nuk është dhënë as lista e njerëzve që janë pjesë e organikës. Në bazë të studimeve të bëra kur e morëm listën në mënyrë provat e shumica e të pashkollëve janë vënë për shkak të militantizmit. Kjo është situate e Bashkisë së Shkodrës. Duke qenë një realitet i tillë drejtuesit e kësaj force e kanë të vështirë të dalin nga këto konture dhe të dalin para qytetarëve me program tjetër. Kur ne shpallëm programin u gjetën ngushte e realizuan brenda natës sepse kuptohet që shkodranët flasin me njëri- tjetri ndaj e kanë realizuar me copy paste. Për respekt duhet të ishin cituar. Nuk ka asnjë lloj lidhje me strategjinë e parkut Tomorr Berat me Shkodrën.

Voltana Ademi: S’ka asnjë lidhje për të qenë përfundimisht për të thënë që kjo që deklarohet sot nuk është aspak profesionale, Ne do qeverisim në një territor më të gjerë se një qytet nga Dukagjini në Velipojë, Dua të shpreh se ajo që do duhet të diskutohet është si do mund të kthejmë mundësinë që njerëzit të jetojnë më mirë të kenë me pak taksa të kenë liri të krijojnë biznes, të jene direkt të ndjeshëm ndaj shërbimit që i ofrohet. Në Shkodër qeveria administrim të dhunshëm dhe nepotik. Shpresoj të mos jetë ky modeli ne ndryshojmë drejtorë për afera të rënda politikë, drejtor spitali, hipoteka KEHS janë raste të një mungese totale. Fakti që gjithë njerëzit janë larguar në mënyrë të padrejtë nga puna është i paprecedent në Shkodër.

Keti Bazhdari: Dhe cila është alternative juaj?

Voltana Ademi: E vërteta është që edhe LSI ka ardhur dhunshëm në Shkodër…

Çdo të thotë kanë ardhur dhunshëm?

Voltana Ademi: Kjo do të thotë që po emërohen me dhunë drejtora politikë nuk kanë fituar me konkurs siç flet qeveria. Ne

Keti Bazhdari: Shkodra u gjend në një gjendje kritike, jo vetëm Shkodra por dhe gjithë Shqipëria me borxhe e kompani që ishin drejt falimentimit, Unë kam parasysh drejtësinë e OSHE-së, Shkodra nga vitit 2013 doli ndër qarqet më të varfra, imazh të përgjithshëm që nuk anashkalon realitetin, Ne konsultime me shtresat me problematika si dhe me ekspertët dhe specialistët për të ardhur në një program që mbështet zhvillimin ekonomik. Nëse mund të themi që shkodranët kultivonin hashash apo kursenin leket e dritave që nuk paguanin nuk është zhvillim ekonomik. Qeveria pati dy angazhime konkrete që në këto bashki të ndjehet era e shtetit, nuk ka pasur ditë pa vrasje ndërsa ka kohë që nuk ndjehet era e krimit dhe problemeve janë zhdukur shumica e aktiviteteve të jashtëligjshme.

Voltana Ademi: Ka dy vite që LSI dhe PS në Shkodër ajo që ndodh në njësitë e majta dhe të djathta do të thotë se nuk ka investime. Opozita dikur thoshte 60% borxhi publik dhe kemi arritur në 74% kjo demostrohet me mungesë totale investimesh sidomos në Shkodër. Nëse investimet do ishin do kishte ehe në Shkodër e Lezhë. Në Shkodër energjia elektrike vazhdon të mos matet vijnë fatura të rënda afrofe, në kuadër të formalizimit të qeverisë, në kuadër të formalizimit të punës është rritur numri i të papunëve rritje taksash tatimi mbi të ardhuruat. Tatimi mbi divitentin, masa drastike që reflektohen me abuzivizëm, njerëzit përfundojnë në burg edhe me të padrejtë. Kemi një situatë ekonomike të rënduar, Është ulur me 32% numri i të varfërve që jetojnë në skamje që iu është hequr ndihma ekonomike, reflektohet me varfëri ekstreme dhe dhunë policore diskriminuese. Në Shkodër do kishin ardhur investime nëse kjo do ishte pjesë e vullnetit politik të qeverisë. Kjo nuk ka ndodhur në komunën Rrethina. Flasim vetëm me letra.

Ademi ia hedh fajin pushteti qendror që nuk investon, ndërkohë Bazhdari akuzon për një mosmenaxhim të mirë të bashkisë së deritanishme…

Keti Bazhdari: Ju duket shumë i këndshëm juve Voltana, por qyteti i Shkodrës është gjysmë i vdekur.

Voltana Ademi: Është pedonalja një nga veprat e realizuara.

Keti Bazhdari: Pedonalja është e vetmja vepër e realizuar..

Më pëlqen ky debat
Voltana Ademi: Është ndërtuar ura e Bunës, me rëndësi ka qenë me gropa në terr..

Zonja Ademi për të sqaruar edhe akuzuat e zonjës Bazhdari në lidhje me programin tuaj çfarë duhet të bëjmë në faqen tuaj të internetit që të jemi më të qartë…

Voltana Ademi: Mjafton thjesht ta hapni dhe ta afishoni aty.

Keti Bazhdari: Kjo është një lloj konkurrencë, hapeni dhe faqen time.

Ju jeni duke akuzuar zonjë, ne e bëjmë dhe ja ku jemi…ja po hapim të dyja faqet

Voltana Ademi: Kjo është për transparencë

Keti Bazhdari: A kjo ishte për ti bërë marketing faqes tuaj.

Bazhdari që të jemi të drejtë tani, ju keni bërë një akuzë dhe ne po mundohemi të gjejmë përgjigjet, sepse akuza është e rëndë…

Voltana Ademi: Aty shqiptarët do gjejnë të gjitha propozimet sipas fushave përkatëse dhe jo copy paste i kopjuar nga PS.

Keti Bazhdari: A është programi juaj aty?
Voltana Ademi: Po është.

Keti Bazhdari: Nga ai program ne e kemi printuar këtë pjesë janë të gjitha strategjitë. Besoj se nuk më është dhënë mundësia e replikës për atë që foli. Voltana jeni duke e hardallisur kohën. Koha duhet të jetë e barabartë.

Zonja Bazhdari më lejoni të flas dhe t’u them që këtë emision e drejtoj unë . Koha nuk është duke u hardallisur unë kam vënë kronometër. Ju keni folur pa fund secila nga 3 minuta. Më lejoni dhe mua të flas, të bëj moderimin e emisionit tim. Unë jam këtu për juve, ju lutem jini të qeta ti japim nota pozitive këtij debati. Do doja t’ja nisim që nga ky moment.

Bazhdari ju lejoj të flisni për ça të doni…
Keti Bazhdari:Unë do flas për sa i përket pjesës për ça diskutuam së pari. Ne morëm një shtet, i cili ishte deri diku një çorganizim i organizuar, i cili ishte në një situatë militanteske, ku qytetarëve u thuhej se nuk ju kërkoj llogari dhe mos më kërko llogari. Ndaj reagimi I parë ishte 21 janari I vitit 2012. Një shtet që nuk kërkonte asnjë llogari, ndaj u varfëruan qytetarët e Shkodrës. Është operuar deri më sot, për pushtetin lokal është operuar me frymën e përçarjes dhe frymës së klasave. Nëse nuk je I PD-së, qoftë I punësuar apo biznes penalizohesh. E kemi provuar të gjithë, sesa gjoba na janë vënë nga pushteti I PD-së. Janë bërë shumë investime, sa i takon kthimit të borxheve ndaj biznesit, pasi kishte nivel të jashtëm dhe të brendshëm borxhesh. Bizneseve nuk u kthehej kurrë borxhi. Forca e majtë sociale mbledh diçka më shumë nga ata që kanë më shumë. Pse ne kemi ndërtuar një frymë të tillë programi? Ne jemi bazuar tek mundësitë dhe investimet që do hidhen në Shkodër. Nuk mund të ndërtohet një plan strategji, nëse pushteti lokal është në konflikt me atë qendror. Këta të dy kanë pasur një konflikt të hershëm. Në këtë realitet Shkodra me gjendjen që ka, lënë nga PD, ardhur në buzë të skamjes, ka nevojë të futet në një rrjedhë të re të ndryshimeve. Kjo është një strategji më e mira e mundshme

Alternativa e punësimit për PD-në zonja Ademi…..
Voltana Ademi: Punësimi është një ndër problemet më të mëdha, pasi barra fiskale është faktori kryesor për uljen e vendeve të punës në Shkodër e më gjerë. Menjëherë ne, sikur e kemi bërë dhe në qeverisje, nuk ka ndodhur në bashkitë e majta, ne do të aplikojmë për të mundësuar rritjen e punësimit me taksa të ulëta. Do ulim ato deri në 80 për qind. Do të vëmë në jetë tarifat e diferencuara, pra për territore të varfra malore apo fushore, për shërbime pastrimi, apo ndriçimi, taksat do jenë në nivel minimumi dhe të diferencuara. Për familjet e varfra dhe sipërmarrjet që nisin rishtas, do ulim barrën fiskale. Do u kushtojmë rëndësi fermerëve, ku do i kushtojmë vëmendje punës së tyre. Ka zona në Shkodër që nuk kanë parë mundësinë e pastrimin dhe kanaleve kulluese. Këtë do e bëjmë prioritet, pasi bujqësia është sektor i rëndësishëm për ne. Do nxisim prodhimin vendas. Ne do mirëmbajmë rrugën malore dhe investimet direkte do shkojnë tek produkti. Do nxisim sipërmarrjen e lirë. Kur qeveris e majta ka prioritet të shkohet drejt luksit dhe jo nevojës.

Keti Bazhdari: Që mos ti flasim qytetarëve ëndrra, duhet të ketë nga pas një strategji të duhur. Bashkia Shkodër ka ngelur në stanjacion prej 10 vitesh, pasi mbledh vetëm 350 milionë në vit, para të cilat shkojnë për paga dhe pastrim. Nuk mund të realizojë asnjë investim, dhe nuk mund të bëjë asnjë punë tjetër. Nëse ne kemi disa plane zhvillimore, është se bazohemi tek një bashkëpunim me qeverinë me plane konkrete.

Qytetarët e Shkodrës ndoshta tani e kuptojnë se Voltana nuk ka ca të thotë, unë mund të flas dhe për 20 minuta. Por zgjedh të flas dhe tre minuta. Ky turizëm nuk mund të zhvillohet dhe është e turpshme të flasim për turizëm. Shkodra ka asete shumë të mëdha, kulturore dhe strukturore. Ka pasur shumë mundësi për tu shpalosur plane, por janë nëpërkëmbur. Kemi një Shkodër me një Kala që është me ndërtime pa leje, kemi një qytet me stadium copë- copë, me një liqen që gjoja janë hedhur investime, por është kthyer në kënetë. Ne do nisim me investime strategjike, pa të cilat nuk zhvillohet turizmi.

Voltana Ademi: Politika fiskale vendore është politika bazë për tu rritur punësimit. Do ulim tarifat që janë të rëndësishme, të ulim taksat, dhe të formalizosh ekonominë është më e lehtë. Po hiqen njerëz nga puna se nuk po suportohen nga bizneset. Turizmi ka pasur rritje në Shkodër. Një kryetar bashkie ka për detyrë të promovojë turizmin. Shkodra mertion ta bëjmë këtë për Shkodrën dhe në aspektin e menaxhimit territorial, turizmi do jetë shtylla kryesor. Nëse ne do promovojmë, do ndërmjetësojmë, siç është Thethi, që është bërë me fonde të ardhura në Shkodër. Zhvillimi i zonës rurale është aspekt kryesor për punësimin, pasi bëhet fjalë për njerëz që jetojnë në zona të varfra. Do japim mundësi për përpunimin e produktit, përmes një zinxhiri, për mbledhjen e prodhimit, krijimin e tregjeve, rajonal e vendor. Ata duan vetëm ekspertizë, kanale kulluese dhe promocion dhe konkurrencë të ndershme. Bujqësia është një sektor i rëndësishme që ne do mbështesim. Do ti krijojmë vetes mundësi për të investuar.

Alternativa e punësimit për kandidaten e majtë…
Keti Bazhdari: Nuk mund t’u hidhet hi syve njerëzve, pasi ata dinë ta shohin kur Voltana refuzon të bashkëpunojë me qeverinë dhe nuk ndërmend të bëhen pjesë e konflikteve të çuditshme mes qeverisë dhe bashkisë. Kjo pasi bëhet fjalë për miliona euro për kanalizime dhe rrjete ujësjellësi. Flitet për vlera të mëdha të hedhur për përmbytjet, për argjinaturat, por ato shkuan në xhepat e tjetërkujt. Do merren masa për të gjithë ata që kanë abuzuar rëndë, siç janë abuzimet me argjinaturat. Kam debatuar për çështjen e përmbytjeve, ku për rrugën “Fari Ramadani’ është dhënë një fond, ku u abuzua. Nëse nuk kemi një treg ku të tregtojmë produktet tona, nuk kemi ku u çojmë produktet tona. Fermeri shkodran prodhon produkte bujqësore, por ka nevojë për investime, për hapësirë frigoriferike për të përballur të gjithë prodhimet. Do mbështesim ata fermerë që janë të gatshëm për të nisur një cikël produkti nga A-ja, deri në marketim. Këto dy grupime janë në gjendje të japim një hov të madh investimeve.

Voltana Ademi: Ne do shkojmë për një planifikim të ri në Bashkinë e Shkodrës. Ne parashohim të kemi një treg primar të produktit vendas, pasi ndodh në këtë qytet. Ajo që ne duhet të bëjmë është që të krijojmë tregje të vogla me hapësira të mëdha të dendësisë së popullsisë. Kemi tregjet sezonale; zonat e Mbishkodrës dhe Nënshkodrës për të prodhuar produktin sezonal. Këtu bëhet fjalë për produktet që nuk rriten vetëm në sera, por dhe të tjera. Siç janë produktet e pyllit; si gështenjat. Ka fonde evropiane që janë të gatshme për të mundësuar këto projekte. Një tjetër plan është mundësia për peshkim. Do mbështesim kultivimin e peshkut në zonën e Komunës së Gurit të Zi, për ta shitur atë më pas në tregun vendas. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është dhe blegtoria.

A keni një shifër reale për punësimin?
Voltana Ademi: Vetëm me fasilitetin fiskal mundësia për rritjen e punësimit dyfishohet. Do të thotë se do kesh më shumë të ardhura për familjen tënde.
Keti Bazhdari: do flas me shifra investimet, pasi ato japin impakt. Rreth 20 mijë të papunë janë të rinj, ndaj gjysma e kësaj shifre do punësohen. Pra do kemi rreth 10 mijë të rinj të punësuar në sektorin e turizmit dhe bizneseve të vogla.

Keti Bazhdari-Voltana Ademit: Ju zonja Ademi keni qenë deputete dhe prefekte, si ka mundësi që të gjithë këto ndërhyrje që flisni dhe hezitoni të përmendni qeverinë, dhe sot vini me një vizion të kopjuar. Mund ti realizonit dje, por doni ti realizoni nesër. Me ça fondesh mund ti realizoni?

Voltana Ademi: Fukarallëku është e vërteta vetë. Duke iu referuar asaj që ka ndodhur në Shkodër, kam pasur mundësi të shoh varfërinë ekstreme. Në 2003-2005 në Shkodër, kam qenë nënkryetare dhe kërkoja prisja pas zyre për të pritur për 2 milionë lekë. Dua ti referohem përsëri ndryshimit. Ndryshimet kryesore për Shkodrën kanë ardhur në vitin 2005 e më pas. Zoti kryeministër thoshte se Shkodra në 2005 ka qenë një Kandahar. Ndaj njerëzit largoheshin. 4 mijë veta kanë ikur nga Shkodra këtë vitin e fundit. Do shihni që shumë biznese janë gjobitur. Shpresën do ja kthejë qeverisja. Ne kemi vullnet të sjellim mundësi reale për të sjellë këtë shpresë.

Cilat janë piketat e programit tuaj zonja Bazhdari?
Keti Bazhdari:Unë i drejtova një pyetje zonjës Ademi se ku do e bazojë alternativën e saj të programit, dhe nuk mora një përgjigje. Pyetja ishte për shifrën e projektit të saj. Kjo sepse gjatë këtyre viteve bashkia e Shkodrës ka pasur mbështetje nga qeveria dhe nuk ka bërë investime, përveç disave. Shumë prej këtyre shpenzimeve janë futur në xhepat e shumë pushtetarëve të bashkisë. Nuk mund ta mohoj se flitet se janë vjedhur miliarda euro për liqenin e Shkodrës. Ajo që ne do bëjmë nuk fillon me asnjë tjetër, sesa me transparencë. Çdo qytetarë do kenë zyrat e hapura, për të parë nga afër informacion nga disa monitorë në kohë rekord. Një tjetër pikë e rëndësishme është punësimi dhe zhvillimi ekonomik, të cilët kanë tre sektorë të rëndësishëm; industria e lehtë, turizmi dhe bujqësia. Të trija, duke u ndërthurur me njëri-tjetrin japin rëndësinë dhe ndikimin e vetë. Ne do bëjmë investime nëpërmjet bashkëpunimit mes sektorit publik dhe privat. Në turizëm ka nevojë për infrastrukturë rrugore, ku qeveria do hedh mijëra euro investime. Përveç kësaj janë pistat turistike në Theth, që turizmi mos të përqendrohet vetëm në 3 muajt e verës, por dhe në 6 muajt e dimrit. Do ngremë një park arkeologjik, i cili sot është nën dhe.

Voltana Ademi: Bashkia është institucion vendor, në kuptimin e decentralizimit dhe ka si koncept të saj, punën me njerëzit. Do jetë sfidë e madhe që në kuadër të një territori më të madh të menaxhohet territorit.

Si do i menaxhoni këto territore?
Voltana Ademi: E nisim nga administrimi. Shkodra ka një eksperiencë të tillë që janë zyrat me një ndalesë. Kjo praktikë e mirë është ndjekur për përpunimin e informacionit, ndaj kjo do të jetë puna jonë. Një biznesmen, një qytetar, mund të marrë në një zyrë të gjitha shërbimet, kudo të ndodhet. Kjo sepse është domosdoshmëri. Administrata, edhe për shkak të konturit do duhet të funksionojë me të njëjtin ritëm. Zyrat me një ndalesë do jetë projekti i parë që do zbatojmë dhe qytetarët do ndihen mirë dhe nuk do rrinë në radhë për të marrë një shërbim. Ata do mund ta marrin përmes postën në shtëpi. Mund të marrin informacion përmes webit. Unë kam pasur një eksperiencë të tillë. Zhvillimi i Shkodrës dhe integrimi i zhvillimit si një i tërë është sfida më e madhe e territorit të këtij qyteti. Në Shkodër kemi një zonë të zhvilluar, diku tjetër një më të varfër, ndaj është sfidë. Përkundrejt investimeve strategjike, ne do bëjmë investime në bazë të një plani të detajuar. Barra fiskale është shumë e rëndë, ndaj ne duhet të bëjmë më shumë. Një tjetër pikë e rëndësishme e investimeve, është ajo që shkon për shkollat, çerdhet, për shërbim social, për aktivitet argëtuese.

Pse duhet votuar Voltana Ademi?
Voltana Ademi:Unë jam përfaqësuese e Partisë Demokratike në Shkodër. Kam bërë një karrierë të rëndësishme politike në këtë parti, e cila ka bërë ndryshimin gjatë qeverisjes së saj. E kam për ndër dhe mendoj se në rrugën time të përpjekjeve për të përfaqësuar dhe gjenezën prej nga vi. Pasi unë vi nga një familje e djathtë. Vi nga një familje pronare dhe e pasur, po por që u persekutua për 50 vite. Mendoj se në këtë aspekt do mundem të përçojë përmes alternativës së lirisë dhe mundësive të barabarta qeverisjen e djathtë në Shkodër. Njerëzit do votojnë Voltana Ademin pasi unë kam eksperiencë në çështjet e menaxhimit territorial vendor. Me njerëzit, pavarësisht krahëve politike, e kam bërë këtë punë, pasi kam punuar dhe do vë në zbatim kapacitetin tim.

Zonja Bazhdari mund të bëni thirrje elektoratit tuaj se përse duhet t’ju votojnë në 21 qershor….

Keti Bazhdari: Faleminderit për ftesën dhe për prezencën e Voltana Ademit, ku bëmë një debat konstruktiv për qytetarët e Shkodrës. Unë nuk dua të kërkoj votën qytetarëve të Shkodrës se jam përfaqësuese e një partie, por e ndjej për përgjegjësi dhe detyrë të përfaqësojë ata shkodranë që kanë vuajtur nga persekucioni dhe nga sistemi diktatorial, për një alternativë më të mirë. Është detyrë fisnike të jesh në momentin e kandidimit për postin më të lartë për të drejtuar qytetin. Kjo është një alternativë që jep zhvillim, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

(ed.me/a.n/ma.ar/BalkanWeb)