Paulo Dybala, fiksoheni mirë këtë emër pasi sulmuesi pritet të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës. Sipas të përditshmes torineze “Tuttosport”, ylli argjentinas mund të jetë i sakrifikuari i parë në merkaton e ardhshme. Juve prej kohësh ka fryrë gjithnjë e më shumë grupin por në këtë pikë është e detyruar edhe të shes.

Dybala vlerësohet nga drejtuesit e “Zonjës” me një shifër rreth 130/140 milion euro, qëllimi i tyre kryesorë është ta shesin jashtë Italisë pasi Dybala do të ishte një përforcim shumë i madh për çdo rival. Inter dhe Moratta janë vënë në lëvizje për të transferuar Dybalan në Milano dhe pikërisht bardhezinjtë do të bëjnë gjithçka është e mundur për të shmangur këtë transferim. Dybala kërkohet nga disa klube të mëdha europiane si Bayern Mynih, PSG dhe Man.City, klube të cilat mund të përballojnë edhe vlerën e kartonit të tij.

49213465 285384425487646 896817625563136000 N (1)

Juve vijon të jetë e fiksuar pas Pogbas, largimi i Dybalas mund ti hapte rrugë një rikthimi të mundshëm të francezit ndërsa “Tuttosport” shkruan se United përballë këtij fakti kërkon të përfshijë në marrëveshje Douglas Costan, me brazilianin i cili nuk do të ishte kundër një transferimi në Premier League, në një kohë kur tek Juve ka humbur statusin si titullar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb