Në sezonin e fundit emri i Paulo Dybalas më shumë është lakuar në merkato se sa në fushën e lojës, në asnjë moment nuk ishte një preferencë e parë e Allegrit, situatë kjo e cila bëri që shumë klube të hidheshin në sulm për ti rrëmbyer “Zonjës” fantazistin argjentinas. Situata nuk ka ndryshuar as këtë vetë, Man.United, PSG, Tottenham e shumë klube të tjera janë të gatshme të investojnë 100 milion euro por dëshira e Dybala është vetëm një, Juventus.

Dybala
Dybala

Argjentinasi nuk dëshiron të humbas kohë, ka ndërprerë përpara kohe pushimet për tu vendosur sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Sarri. Dybala dëshiron të provoj dhe një herë shanset e tij në Torino, kërkon të mbaj sërish veshur fanellën me numrin 10-të, me dëshirën për të bindur Sarrin.

Dybala Ronaldol
Dybala Ronaldol

Zërat që flasin për oferta 100 milionëshe nuk e bezdisin aspak, fundja as në dyert e vëllait tij as në dyert e Juves askush nga këto klube nuk ka trokitur me një ofertë 100 milionëshe apo me një pagë vjetore prej 10 milion euro. Në krah të Dybalas duket se është edhe Sarri, në daljen e tij të fundit publike trajneri i Juves theksoi se nuk do të ishte problem për ti gjetur një vend Dybalas në skemat e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: