La Gazzetta dello Sport i rikthehet situatës së Paulo Dybala-s, me argjentinasin e Romës, i cili ka përfunduar në radarët e Galatasaray-t. Agjenti i tij, Carlos Novel ka qenë në Stamboll këtë periudhë, duke u larguar nga Turqia vetëm në orët e fundit.
Drejtuesit e ekipit italian në Turqi kanë si synim për të mbyllur operacionin, por vetë Dybala ende nuk është i bindur për destinacionin dhe po merr kohën e nevojshme.
Për të bindur Romën, nga 1 deri më 15 janar do të duhet të paguhet klauzola e lirimit për jashtë vendit, por objektivi është që kjo shifër të ulet përmes negociatave.
(J.S/BalkanWeb)