Duhet të kthehet nga pushimet më 5 gusht por Paulo Dybala e ka me nxitim për të njohur të ardhmen e tij. Të premten parashikohet një takim me drejtuesit e Juves, dëshira e tij është të qëndroj të Torino me shpresën se mund të marr rolin e 9 fals por merkato e sheh pjesë e një shkëmbimi me Lukakun ose Eriksen. Dybala do të takohet fillimisht me trajnerin Sarrin më pas me dyshen drejtuese të Juves, Paratrici-Nedved.

Dybala Ronaldol
Dybala Ronaldol

Argjentinasi beson se në skemën e Sarrit mund të ketë vend për të, Ronaldo në të majt, Madzukic e Higuain në dalje, ndërsa ai mund të marr numrin 9-të. Ndryshe nga Dybala, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e shohin argjentinasin me valixhe në duar me destinacion Anglinë. Man.United dhe Tottenham janë dy ekipet e interesuara për Dybala, dy ekipe nga ku Juve kërkon të marrë Lukakun ose Eriksen. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”:

Sarri
Sarri

Sarri i ka kërkuar shoqërisë edhe një përforcim tjetër në mesfushë pas Rabiot dhe Ramsey. Trajneri i ri i Juves është i qartë në këtë pikë, kërkon Christian Eriksen. 27-vjeçari danez ka shprehur publikisht dëshirën e tij për tu larguar nga “gjelat”, ka një kontratë e cila i skadon në 2020 dhe shihet nga Sarri si një përforcim ideal.

Eriksen
Eriksen

Eriksen ka qenë dhe mbetet një objektiv edhe i Real Madrid, e vetmja mënyrë që Juve ka për të konkurruar Florentino Perez është të përfshijë në negociata e Dybalas, për këtë arsye, argjentinasi në sytë e shoqërisë është më shumë jashtë se sa brenda Torinos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb