Në orët e fundit janë shtuar zërat për interesin gjithnjë e më konkret të Galatasaray për Paulo Dybala. Zëvendës-presidenti i skuadrës turke, Metin Ozturk, foli për këtë temë, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Ka lojtarë që do të largohen dhe të tjerë që do t’i bashkohen ekipit tonë gjatë sesionit të merkatos së janarit. Negociatat vazhdojnë, ka shumë lojtarë të interesuar për klubin tonë”- tha Metin për sulmuesin e Romës.
(J.S/BalkanWeb)