Dybala-Vlahovic-Morata duken një tredhëmbësh që funksionon, por është e vështirë të mendosh që edhe sezonin e ardhshëm do ti shohim sërish së bashku në fushë. Në lidhje me ketë mundësi ka folur dhe zëvendës presidenti i Juves, Pavel Nedved: “Të shohim, ka afate skadence, nuk flas vetëm për një lojtarë por janë të shumë. Nuk po them që neve nuk na pëlqen ky tredhëmbësh, por deri në fund të sezonit janë shumë gjëra për tu përcaktuar”, u shpreh Nedved duke u ndalur më pas tek merkato e zhvilluar në janar:
“Jemi të kënaqur për mundësinë që na dha shoqëria për të lëvizur në merkato. Zakaria ishte një afrim i goditur, me duhet ti bëj komplimentet e mia Federico Cherubini për merkaton fantastike që zhvilloi”, u shpreh Nedved.
(BalkanWeb)