Bashkia e Tiranës ka nisur pa humbur kohë investimet për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet. Pas 30 vitesh, Bashkia e Tiranës ka nisur një investim madhor në Bovillë që synon dyfishimin e kapaciteteve të impiantit.

Përmes një postimi në teitter, kryebashkiaku Veliaj ka postuar disa foto nga kantieri ku po punohet për rritjen e kapaciteteve të Bollivës. Ndonëse në këto katër vite është dyfishuar furnizimi me ujë të pijshëm, falë këtij investimi, objektivi i Bashkisë së Tiranës dhe i kryebashkiakut Veliaj është garantimi 24 orë në ditë me ujë të pijshëm i qytetarëve.
“Ky nuk është një instalacion arti. Me hapjen e motit, hapet sërish fronti i punës për dyfishimin e impiantit të ujit në Bovillë pas 30 vitesh nga investimi i parë kur Tirana kishte vetëm 250 mijë banorë! Kemi dyfishuar ujin në Tiranë këto 4 vjet, e çojmë në 24 orë/ditë me këtë investim”, shkruan Veliaj.

Paralelisht me investimet për burime të reja dhe për impiantin në Bovillë, Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë investimesh të rëndësishme në këto katër vite dhe për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes, i cili për shkak të mungesës së vëmendjes dhe abuzimeve, ishte kthyer në një kulluese makaronash.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb