ITALI- Një tjetër lajm i trishtuar për familjen, miqtë dhe të afërmit e këngëtarit të njohur italian Mango, i cili u shuajt mbrëmjen e së dielës pas një infarkti.

Sot, mediat italiane kanë publikuar lajmin se ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij më i madh Giovanni Mango. 75-vjecari ka vdekur mëngjesin e sotëm në Lagonegro (Potenza), ndërsa dyshohet se edhe ai mund të ketë pësuar një infarkt si Pino.

Giovanni Mango është ndjerë keq në vilën e të vëllait, ku të gjithë familjarët ishin mbledhur për funeralin e këngëtarit. Humbja e vëllait më të vogël, Pino, duket se ka qenë një barrë e rëndë për të.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: