TIRANË – Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë deklaroi sot se “nuk ka azil për emigrantë ekonomikë në Gjermani”.
Duke ndjekur situatën e krijuar në Portin e Vlorës, ku ka një dyndje qytetarësh shqiptarë të mashtruar, të cilët duan të nisen drejt Gjermanisë me besimin se atje do t’iu jepet azil politik, Christiane Wolters, zëdhënësja e shtypit në këtë ambasadë u shpreh:
“Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë po ndjek me shqetësim, emigrimin ilegal të shqiptarëve për në Gjermani, i cili prej një viti është në një nivel shumë të lartë. Kohët e fundit duket se janë përhapur thashetheme me qëllim për të nxitur shqiptarët të udhëtojnë jashtë vendit duke iu servirur atyre fakte të rreme.
Të gjithë ata, të cilët çojnë ndër mend të paraqesin kërkesë për azil në Gjermani, duhet të dinë se: Kushtetuta dhe ligjet e shtetit tonë parashohin të drejtën për azil për t’ju ofruar mbrojtje qytetarëve, të cilët janë të kërcënuar nga përndjekja në vendet e tyre të origjinës. Por në të kundërtën, kush dëshiron t‘i shpëtojë një situate të vështirë ekonomike, nuk ka të drejtë për azil.
Thashethemet, sipas të cilave, për shtetasit shqiptarë ekzistojnë shanset për të përfituar azil politik dhe mundësitë për t’u punësuar, janë të pavërteta.
Kërkesat për azil të shqiptarëve në Gjermani ose në një shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian praktikisht refuzohen në shumicën dërrmuese të rasteve. Njëkohësisht procedurat janë përshpejtuar ndërkohë, kështu që brenda një kohe të shkurtër pason rikthimi vullnetar ose në rast nevoje dëbimi.
Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e vështirë ekonomike të shumë njerëzve në Shqipëri. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, së bashku me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, ne e mbështesim Shqipërinë për përmirësimin e kushteve të jetesës të të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të saj dhe për të për të ecur përpara në procesin e përafrimit në EU. Zgjidhja për shtetasit shqiptarë, që kanë nevojë për mbrojtje, nuk qëndron në një procedurë pa shpresë azilkërkimi në Gjermani, por në një jetë më të mirë në Shqipëri dhe në një Shqipëri me të ardhme evropiane.”
(ar.sh/BalkanWeb)
Ah cfare idjotesh jeni o njerez dhe ca ketu qe i genjen Saliu ja u fut e ja u nxjerr dhe ju pelqen ju con si dele ne anije ju mbyt ju vret ne shesh ju vjedh parate ju merr pronat ju le pa puke dhe prap e doni.
Ishalla cohen dhe mijera te tjere kshu me ne fund te heqin lirine e levizjes se na cmenen katunaret neper aviona… edhe te tregonin gjithe pordhe qe nuk beri gje qeveria po ishte e detyrume europa me i hap dyert ktij lloj populli!
bota eshte bere greqi prej vakti.shqiperia te distancohet nga perendim shakerdhata
Po shifsha seancen parlamentare e po habitja.E vetmja fjale qe dilte nga goja e 84 deputeteve te kuvendit ishte :Burg…Burg…Burg,Burg. Mire po kunder kujt?. pytesha vetveten.Burg kunder te varferve pasi deri sot nuk kemi pare ndonje te pasur te beje burg. Mu kujtuan kampet e internimit Auschwitz ku Hitleri para qe ti internonte hebrejnt e shkrete boshatiste xhepat e tyre ,duke u premtuar qe do shpetonin ,po pasi i kishte xhveshur ekonomikisht perfundonin neper dhomat e gazit nervin
I ka drejtuar Saliu me Bashen Por BE dhe populli nuk hane bar
O idiot ikin ne qeverinr Ramskizofrenit o qorr injorant, sa per barin…. as ate nuk do ua lejoje qeveria ta hane se do ju kerkoje taks. Pervers injorant
Sa per dijeni para pak ditesh i sollen nga Gjermania ne Shqiperi komshinjet e mije.Duke biseduar me ta me thane se as per te ngopur barkun nuk ju kishin dhane buke,Vetem nga pjate te qelbur oriz dhe ju duhej te blenin ushqimet per te ngrene ne kamp.Ishin ne Dusseldorf.
Prandaj o njerez therrisni mendjes dhe mos ju besoni maskarejve .
RILINDJA E KOMUNISTEVE TE EDUARD RAMES na solli ndermend TRAGETET E 24 VITEVE ME PARE drejt Italise dhe evropes..Kjo eshte RILINDJA qe e ka cuar popullin shqiptar ne skamje dhe HUMBJE te VETEDIJES DHE ARSYES saqe Njerezit jane ne skamje dhe si te hutuar dhe besojne akoma perrala anijesh dhe azilesh..RILINDJA I BEN KETO GJERA
RILINDJE miku im rilindje, dmth ripjellje e ideuar nga Ramskizofreni….
Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e vështirë ekonomike të shumë njerëzve në Shqipëri
(NUK NA BEN PERSHTYPJE)
Zgjidhja për shtetasit shqiptarë, që kanë nevojë për mbrojtje, nuk qëndron në një procedurë pa shpresë azilkërkimi në Gjermani
(MOS SHPRESONI TE NE)
Një Shqipëri me të ardhme evropiane.
(PRIT GOMAR TE MBIJE BAR)
KJO NUK ESHTE GJERMANIA E MADHE E PERFAQESUAR NGA ZONJA CHRISTIANE WOLTERS.
Mos valle Gjermania duhet të na jape azil politik neve dhe miqve tane serbe e kineze se na ngrifet …mendja
O shtet (ose ju te ballkanweb) informoji pak me shume te shkretet njerez se i lane neper europe edhe ato pak ekonomi qe kan te shkretet.