Vijon projekti ambicioz i qeverisë shqiptare dhe skuadrës prestigjoze të Manchester Cityt, me ngritjen e akademisë së Futbollit Dyrrah City. Administratori i Dyrrah Sitit në një takim të zhvilluar bëri me dije se do të shpërndahen edhe 180 bursa për fëmijët dhe se do të vijonë seleksionimet për 600 fëmijë.

Në ambientet e Olimpik Park në Durrës u lancua nisja e akademisë së futbollit të Dyrrah City, një projekt ambicioz i Manchester City dhe qeverisë shqiptare që afron ligën më të fortë të planetit dhe një emër plot respekt. Trajnerë te Citizens të impenjuar prej javësh në përzgjedhjen e më të mirëve ndërsa në ceremoni ishte prezente  drejtoresha e përgjithshme në City Football Group, Jorgina Busquets.

“Kam qenë e impresionuar nga projekti dhe vizioni për ta zhvilluar atë. Ky është një projekt shumë ambicioz, në të cilën është bërë vërtet shumë, pasi të mos e harrojmë e kemi nisur çdo gjë nga zero. Të kemi këtu trajnerët e Manchester Cityt për mua është fondamentale, për rritjen dhe edukimin e këtyre fëmijëve që e dashurojnë këtë sport” – tha ajo.

Administratori i Dyrrah City, njoftoi bursa të tjera dhe një seleksionim të ri për ata fëmijë që e humbën mundësinë e fundit këtë muaj.

180 bursa në total dhe  600 fëmijë pjesë e seleksionimeve. Durrës Football Fest ishte vetëm nisja dhe tani çdo  grupmoshë do të stërvitet të paktën dy herë ne jave me trajnerët e City.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb