Policia greke po zhvillon një operacion të madh detar. Mediat greke raportojnë se forca të shumta nga deti dhe toka po kontrollojnë ishullin e Skopelout në zonën e Sporadhës.

Mësohet se në operacion, nga uji dhe toka, ku përveç skafeve ka dhe qeneve nuhatës për kapjen, siç thuhet, të një sasie të madhe droge.

Drejt ishullit Skopelou, që ndodhet në Detin Egje, përballë Turqisë, nisën forca ajrore dhe njësia amfibe e policisë greke. Dyshohet se në ishull përveç lëndëve narkotike, ndodhen edhe trafikantë shqiptarë të drogës, të fshehur pas operacionit detar për goditjen e një rrjeti të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi-Turqi.

Nuk dihet nëse operacioni ka lidhje me kapjen e dy gomoneve 5 ditët e fundit në Greqi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: