Policia gjermane ka arrestuar 3 shqiptarë nga Kosova, si të dyshuar se kanë lidhje me një grup terrorist. Sipas informacioneve të ARD-Magazin, “Report München” dhe BR-Hörfunks janë arrestuar tre persona që dyshohen për lidhje me rrjetin e terrorizmit dhe që përgatisnin sulme në Gjermani.

Ata janë arrestuar para pak orësh, në magjistralen A8 pranë Rosenheim përcjell botasot. Të tre të dyshuarit janë nga Kosova. Bëhet fjalë për dy vëllezër dhe një shok të tyre të moshave mes 36 dhe 46 vjeç. Deri tani autoritetet nuk japin informacione nëse ata janë të lidhur me atentatorët e Brukselit. Por treshja kanë punuar më parë në një firmë ndërtimi në Belgjikë, duke shtuar dyshimet të ketë lidhje mes tyre.

Momentalisht të dyshuarit janë dërguar drejt Prokurorisë së Mynhenit, me pretekstin “për të prishur rendin publik dhe si të rrezikshëm për sigurinë shtetërore.” Nesër do vendoset edhe për fatin e paraburgimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: