Lajmi i vrasjes së 8 personave nga e njëjta dorë përhapi dyshimet se 24-vjeçari Ridvan Zykaj ishte person me probleme mendore.

Por sot gazetari Enrik Mehmeti që ka komunikuar edhe me autoritetet shëndetësore dhe spitalin psikiatrik në Vlorë, raportoi për “BalkanWeb” se nuk rezulton asnjë kartelë dhe asnjë dokument ku thuhet se ai ka çrregullime mendore.

Këtë informacion e konfirmon edhe Policia e Shtetit, burime nga e cila bëjnë me dije se nuk është vënë në dispozicion të grupit hetimor asnjë dokument apo kartelë për gjendjen mendore të vrasësit Ridvan Zykaj.

24-vjeçari qëlloi me breshëri automatiku mbi familjen e Demir Zykaj dhe djalit të tij, duke vrarë 8 njerëz.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb