TIRANE- Pas dyshimeve që ngriti kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një lidhje telefonike në emisionin “Opinion”, me pyetjen se ku ndodhet familja e kreut të Policisë së Shtetit, përgjigjet Policia.

Në një reagim zyrtar, të cilin e lexoi në emision live gazetari Blendi Fevziu, policia shuan të gjitha dyshimet dhe tregon se familja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndodhet në Shqipëri.

“Haki Çako është kthyer nga Amerika dhe tani ndodhet në shtëpinë e tij dhe familja e tij gjendet në Shqipëri”, ishte mesazhi i zëdhënësit të Policisë që lexoi Fevziu.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: