TIRANË-  Policia ka shpallur në kërkim Bujar dhe Florian Daka si porositës të mundshëm të vrasjes së komisar Artan Cukut, ekzekutori i të cilit Mikel Shallari u arrestua mbrëmjen e 10 qershorit. Por çfarë i lidh vëllezërit Daka me 24-vjeçarin Shallari?

Gazetarja Dorjana Bezat duke cituar burime nga policia tha për “BalkanWeb” se Bujar Daka ka rreth një vit që është liruar nga një burg në Zvicër ku vuante dënimin për trafik e shitje droge. Po kështu edhe Mikel Shallari ka qenë i arrestuar në Zvicër për drogë dhe dyshohet se të dy kanë qenë në të njëjtin burg ku janë njohur. Bujar Daka kishte rreth një vit që kishte dalë nga burgu në Zvicër.

Për të verifikuar lidhjen mes Shallarit dhe vëllezërve Daka policia do i shoqëronte për t’i marrë në pyetje por pas kontrollit ata nuk janë gjetur në banesën e tyre, çka ka përforcuar dyshimet e policisë se ata mund të jenë pikërisht porositësit e ekzekutimit me motiv hakmarrjen. Kjo, pasi Agim Dala vëllai i tyre u vra në zyrën e Artan Cukut në vitin 2005 dhe policia deklaroi se ishte vetëvrasje.

Komisar Artan Cuku, ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe ish-shefi i Krimeve në komisariatin nr.4 në Tiranë u vra më 8 prill në katin e parë të pallatit ku jetonte. Ai ishte shkëputur nga puna e policisë prej kohësh dhe drejtonte një polici private.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb