TIRANË- Opozita shqiptare ka thirrur nesër në protestë qytetarët shqiptarë në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe reformave të saj. Por sa efektivë do të ruajnë institucionet në Tiranë?

Gazetarja Dorjana Bezat tha për “BalkanWeb” duke cituar burime nga Policia e Tiranës se për protestën është kërkuar leje nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Protesta do të zhvillohet te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Burime për “BalkanWeb” nga policia sqaruan se masat e sigurisë për institucionet e rëndësisë së veçantë, si për godinën e Këshillit të Ministrave ashtu edhe për ato të ministrive do të jenë të ngjashme me protestat e mëparshme. Konkretisht mësohet se para selisë së qeverisëkordoni i parë do jetë me efektive femra. Priten rreth 1000 forca policie nga komisariatet; Njësia “Shqiponja”, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ndërkohë gazetari Erjon Skëndaj ka raportuar nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” një ditë para protestës, duke përshkruar situatën. I vetmi ndryshim në pamjen para godinës së Kryeministrisë, është fasada nga ana e përparme dhe streha, e cila është mbuluar me një rrobë të zezë për t’i shpëtuar sulmeve të mundshme nga protestuesit dhe dëmtimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: