TIRANE– Pas reagimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila thoshte se ka dyshime se shqiptari që gjendet në koma prej disa ditësh në spitalin e Marsejës, Florenc Beqiraj ka tentuar vetëvrasjen me varje në një burg të Francës, këngëtari Rigels Rajku i njohur me emrin e artit si Noizy ka hedhur dyshime të forta për një tjetër pistë.

Në një reagim në Instagram, Noizy thotë se në burg nuk lejohet rripi dhe as lidhëset e këpucëve për të bërë vetëvrasje, ndërsa beson se shqiptari 23-vjecar është keqtrajtuar nga gardianët e burgut në Francë.

Statusi i Noizyt:
Ne burg nuk lejohet rripi dhe as lidhse kepucesh per te ber vetë vrasje, une besoj se gardianet e burgut e kan keqtrajtuar Florencin dhe duan ta mbyllin çeshtjen sa më para. Lutuni per Florencin, se vetem lutja ka mbet #FlorencitMosTiaHeqinAparatin.
hjnm
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb