Tashmë në rrjetet sociale është duke qarkulluar një spekulim rreth asaj se, tifozëria serbe do të nxisë qarqe të tifozëve të Armenisë, që do jenë prezentë në Shqipëri, për të provokuar dhe për të djegur flamurin shqiptar në Elbasan. Po bëhet një mobilizim mbarëkombëtar rreth asaj se, duhet që tifozët të mos bien pre e provokimit të mundshëm të tifozëve të Armenisë, që besohet se do të djegin flamurin shqiptar gjatë ndeshjes, për të bërë që tifozët të acarohen dhe më pas ndeshja të ndërpritet e Shqipëria të humbasë pikë të vlefshme, sidomos t’i dënohet fusha në disa ndeshje pa tifozë. Ishte Ismail Morina, i njohur si “Ballisti”, ai që kishte paralajmëruar një gjë të tillë. Sipas “Ballistit”, tifozët e Armenisë, disa prej tyre, të paguar nga qarqe të tifozëve çetnikë e terroristë serbë, do të djegin flamurin kombëtar shqiptar, në stadium në ndeshjen që zhvillohet këtë fundjavë mes Shqipërisë dhe Armenisë në Elbasan. Sipas këtyre thirrjeve, kërkohet që tifozët të mos reagojnë gjatë ndeshjes në rast të ndonjë provokimi, por që pas ndeshjes të reagojnë ndaj antishqip-tarëve. Deri tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për këto spekulime, por, sido që të jetë, tensionet po rriten dhe gjakftohtësia duhet të mbizotërojë te tifozët kuqezi. Natyrisht që gjithçka lidhet me ngjarjet në Beograd, ku Kombëtarja e Shqipërisë u dhunua nga policia dhe huliganët serbë. Sipas asaj që thuhet në grupimet e ndryshme të tifozëve, serbët do të kër-kojnë që të shfrytëzojnë faktin që armenët shpalosën parullën “Kosovo is Serbia” në takimin Armeni-Serbi, gjë që u vu re dhe u komentua ashpër nga ultrasit shqiptarë.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: