GJIROKASTËR

Një doganier  është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Gjirokastër.  “BalkanWeb” mëson se në pranga ka rënë doganieri M.Mullai, ndërsa është shpallur në kërkim, Ardit  Cani.

Nga të dhënat e para mësohet se dy doganierët dyshohet se kanë lejuar të futet një mjet tip fuoristradë i ngarkuar me pije energjike duke shmangur detyrimet doganore.

Ndërkohë hetimet vijojnë deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb