KAVAJË

Një i moshuar 73-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e  Spillesë në Kavajë. Policia njofton se viktima e identifikuar me iniciale GJ.V dyshohet se ka pësuar infarkt. Ka nisur puna për zbardhjen  e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

Informacion paraprak:

Më datë 13.08.2019,rreth orës 10:40 në Spille, shtetasi GJ. V rreth 73 vjeç, pushues, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb