GJIROKASTER

Ndalohet në sallën e gjyqit prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli.  Mësohet se prokurori është shoqëruar për mitmarrje, por gjatë kontrollit nuk i është gjetur gjë dhe gjasat janë që ai të lirohet për mungesë provash.

Çoçoli fillimisht është mbajtur në ambientet e drejtorisë së policisë Gjirokastër, ndërsa më pas është nisur drejt Tiranës.

Kujtojmë se para disa muajsh, prokurori është akuzuar nga prindërit e një 17-vjeçareje se kishte marrë 1 mijë euro për të zgjidhur çështjen e rrëmbimit të vajzës së tyre.

Nëna e vajzës, përveç ryshfetit, e akuzon prokurorin edhe për dhunë ndaj saj në përfundim të seancës gjyqësore. Vajza 17-vjecare e komunitetit rom në Gjirokastër u denoncua nga prindërit si e rrëmbyer.

Sakaq, Prokuroria për Krime te Renda bën me dije se është duke kryer hetime ne lidhje me procedimin penal nr 08/2019 per veprat penale te parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç , por nuk ka dhënë masë sigurie për Prokurorin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb