Burgimi i përjetshëm nuk më tremb dhe nuk ndikon në mua, por problemi është se jam dënuar që në konferencën për shtyp të mbajtur në vitin 2023, nga shefi i atëhershëm i policisë, Oliver Spasovski dhe prokurori publik, Gavril Bubevski, në kohën kur nuk diheshin ende detajet për vrasjet, tha sot në gjykatë Ljupço Palevski Palço, i pandehuri i parë për vrasjen e dyfishtë të 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski dhe 14 vjeçares Vanja Gjorçeska nga Shkupi.
Në seancën e sotme u prezantuan provat e mbrojtjes, por avokatët e Palevskit nuk arritën të paraqesin prova nga kamerat e “Qytetit të sigurt”, me të cilat donin të vërtetonin se Palevski natën e 21-22 nëntorit ishte në Shkup, raporton Alsat M.
Në seancë, Palevski përsëri kërkoi që gjyqtari të largohet nga lënda, por gjykata menjëherë e refuzoi këtë kërkesë. Në seancat e radhës të caktuara për 12, 17, 19, 24 dhe 26 mars, siç informoi gjyqtari Ivica Stefanovski, të akuzuarit do të merren në pyetje.
I pari pritet të dëshmojë i pandehuri Bore Videvski, ndërsa i fundit i pandehuri Palevski.