TIRANE- Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për Alban Trimin, ish-efektivin e Policisë, i cili ndodhej në një tavolinë me Elton Çiçën në momentin kur ai u vra në një lokal në Tiranë. Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Trimin, dhe jo “arrest në burg”.

Trimi u arrestua pas vrasjes së Elton Çiçës në një lokal në zonën e ish-Bllokut, pasi akuzohet nga Prokuroria se fshehu armën dhe celularin e viktimës.

Trimi akuzohet për “prishjen e provave në vendin e krimit” dhe “shpërdorim detyre”.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: