Një i dënuar në burgun e Drenovës është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.
“BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për 28-vjeçarin M.Gj. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak se ka gëlltitur brisqe, ndërsa ende po punohet për zbulimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
28-vjeçari bëhet me dije se ka qenë i dënuar për vjedhje.
(BalkanWeb)