Bojan Jovanovski, i njohur ndryshe si “Boki 13”, është transportuar me ambulancë në klinikën e Shkupit pasi i është përkeqësua gjendja shëndetësore teksa po dëshmonte për rastin “Reketi” në Prokurorinë për Krimit të Organizuar.

Ai sot në mesditë soll për të dëshmuar si i dyshuari i parë në rastin “Reketi”. Jovanovski  prej muajsh është në paraburgim në burgun e Shutkës, ndërsa pak ditë më parë  Gjykata e Apelit, hodhi poshtë kërkesën për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masë më të lehtë.

Në aferën “Reketi”, përveç Boki 13 janë të dyshuar edhe biznesmeni Zoran Milevski- Zoki Kiçeec, i cili është në arrest shtëpiaksi dhe ish-shefi i PSP-së Katica Janeva, e cila  gjithashtu  ndodhet në paraburgim në Shutkës, raporton Alsat.

Boki 13, Janeva dhe Kiçeec dyshohen për zhvatje të mbi 1 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev, me premtimin se do ta ndalojnë hetimin e PSP-së për veprën penale të pastrimit të parave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: