ELBASAN

Dy persona janë ndaluar sot nga policia si të lidhur me grabitjen në aeroportin  e Rinasit. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se 2 të ndaluarit mendohet se kanë modifikuar furgonin e Rinasit, me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Ata dyshohet se kanë lidhje ne persona që akuzohen  për disa krime të ndodhura në vendin tonë si  edhe jashtë Shqipërisë. Ndalimi i dy shtetasve nga Elbasani pritet të hedhë dritë për  identifikimin e personave që dyshohet se janë të përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Njëri nga të dyshuarit u ndalua  në lagjen ‘28 Nëntori’ , i dyshuari tjetër u ndalua në periferi të qytetit.
Dy të ndaluarit mësohet të jenë të  moshës 28 dhe 29 vjeç. Në një lidhje telefonike për News 24 gazetarja Klodiana Lala u shpreh se të ndaluarit janë shoqëruar që në orët e para të mëngjesit nga policia, ku edhe janë marrë në pyetje.

“Sipas burimeve të besueshme dy personat janë të moshës 28 dhe 29 vjeç. dhe akuzohen se kanë lidhje me krimin brenda vendit tonë.  Në fakt dy personat janë shoqëruar deri në orët e para të mëngjesit dhe janë marrrë në pyetje. Policia i ka pyetur; Se kush i ka kërkuar të bëjë modifikimit në mënyrë që t’i dërgojnë në emrat e grabitësive.

Duhet theksuar se policia dhe prokuroria kanë në vëmendje persona të tjerë me të shkuar kriminale. Nëse konfirmohet nga policia se janë grabitur 10 milionë euro do jetë grabitja më e madhe e ndodhur në 29 vite. Pista e dytë e policisë është për një grup kriminal që operon në zonën e Fushë-Krujës. News 24 i zotëron gjeneralitet e dy personave të ndaluar. “- tha gazetarja Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb