Një aeroplan luftarak ukrainas F-16 u shkatërrua pas një aksidenti, sipas një zyrtari amerikan, vetëm disa javë pasi aeroplani i parë amerikan arriti në Ukrainë.

Kujtojmë se në fillim të muajit gusht në Ukrainë arritën aeroplanë të fuqishëm amerikanë. Sipas informacioneve të para jozyrtare, aeroplani nuk u rrëzua gjatë luftimeve, por ishte një gabim i palës ukrainase, raporton Wall Street Journal.

Ukraina po zhvillon luftime të ashpra në lindje të vendit për të ndalur ofensivën ruse. Ukrainasit kanë pritshmëri të mëdha nga aeroplanët e fuqishëm amerikanë që ata kanë dëshiruar dhe kërkojnë.

“F-16 në Ukrainë, ne ia dolëm”, tha Zelensky në një ceremoni në fillim të gushtit në një vend sekret, i rrethuar nga aeroplanë.

Ai falënderoi veçanërisht Danimarkën, Holandën dhe SHBA-në për ndihmën e tyre në dorëzimin e aeroplanit pas 18 muajsh pritje, por menjëherë shtoi se duhen shumë të tjera.

Ardhja e tyre shënon një moment historik në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Ukrainës, e cila kryesisht mbështetet në aeroplanët e vjetër të epokës sovjetike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb