News24 dhe BalkanWeb mësojnë detaje të reja nga hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë të vetëvrasjes së 45-vjeçarit Olsi Ibro. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë në zonë, një pistë e re hetimi është ngritur nga policia.
45-vjeçari dyshohet se më parë se ka pirë helm dhe më pas për shkak të gjendjes shëndetësore të rëndë që i ka shkaktuar vetëhelmimi, është ngjitur në pallatin në ndërtim për t’u vetëhedhur dhe për t’i dhënë fund jetës. Kamerat e sigurisë kanë pikasur 45-vjeçarin të vetëm brenda në makinën e tij të parkuar para pallatit ku u vetëhodh. Nga pamjet që ka grupi hetimor, Ibro ka qëndruar për një kohë të gjatë i vetëm brenda në makinë, nga ku dyshohet se aty mund të ketë konsumuar edhe helmin.
Pritet të bëhet ekspertiza mjekoligjore për të vërtetuar nëse 45-vjeçari është vetëhelmuar para se të hidhej nga pallati në ndërtim.
(BalkanWeb)